Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pasdite është takuar me ambasadorin francez në Shkup, Kristian Timonie.

Në takim, bashkërisht është konstatuar me rëndësi të veçantë për stabilitetin e Maqedonisë është zhvillimi i proceseve demokratike në vend dhe ristartim i agjendës evropiane.

Siç raporton Gazeta Lajm, Zaev e ka njoftuar ambasadorin francez lidhur me negociatat për sigurimin e shumicës për formim të qeverisë.

“Jemi duke punuar për sigurim të shumicës dhe presim që ne ta marrim mandatin për ta formuar qeverinë e re të Maqedonisë”, ka thënë Zaev në  takim./lajmpress.com