Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot deklaroi se LSDM ka pasur konsultime brenda partiake, pas bisedimeve të mbrëmshme me përfaqësuesit e BDI për formim eventual të Qeverisë së re.

“Ditën e sotme e shfrytëzuam për konsultime brenda partiake, në rast se do të ketë takime të reja do të jeni të njoftuar në kohë”, u shpreh para gazetarëve Petre Shilegov.

Ndërsa i pyetur se cilat janë kufijtë që partia e ka vendosur për BDI-në, ai tha se nuk është biseduar për këto tema dhe se përfaqësuesit e të dyja partive kanë dhënë deklarata se për çfarë është biseduar.