Një femër është arrestuar pasi kishte braktisur fëmijën e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:00 në rrugën “Ëilliam Ëolker”, në Prizren.

Siç thuhet në Prizren, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Raportohet se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte braktisur fëmijën e saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/