“Për mua është shumë rëndë. Nëna ta ketë fëmijën pa shtëpi! Kush ka fëmijë e është në gjendjen tonë e dinë” 01 00 “Se kanë vuajt shumë, unë tani i kam 60 vjet për mu s’ka jetë, unë qe 15 vjet endem nëpër dyert të dynjasë”.

Fytyra e nënës Nermin tregon vuajtjet e përjetuara ndër vite.
Nuk mundet t’i mbaj lotët, kur kujton vështirësitë e së kaluarës.
Burri i saj ndërroi jetë para 18 vjetëve. E la atë me dy fëmijë jetim, dhe pa shtëpi.

“Unë prej 15 vjetëve që endem dyerve të dynjasë… Por fëmijëve nuk ju kamë thënë asgjë, hajt me nënë se do të bëhet më mirë. Dashtë Zoti do të na ndihmon.

Pas vdekjes së babait, përgjegjësia i mbeti Vehapit, si mashkulli i vetëm i shtëpisë. Në moshën12 vjeçare, për shkak të gjendjes së vështirë financiare, ai filloi me punë fizike për të siguruar bukë, për nënën dhe motrën.

Tani ai ka 29 vjet, por skamja po e mbështet për muri.

Ai mundohet të punojë, kërkon punë, por nuk gjen çdo ditë.
Vehapi thotë se kur kthehet nga pazari pa punuar, nuk mund të hyj në shtëpi e tu thotë fëmijëve që nuk u ka blerë për të ngrënë.

“I kom pas 12 vjet kur kamë dalë në Pazar. Edhe kur është kanë gjallë babai unë kamë dal në Pazar. Mandej babai ndërroi jetë. U detyruam të dalim me qira. Po dal në Pazar herët, por një ditë po ka punë, pastaj 1 javë s’ka.
03 00 Kur nuk ke, nuk di çfarë të them, nuk po hyet edhe në shtëpi, fëmijët kanë kërkesa. Vajza është në shkollë, edhe ajo ka kërkesa, por i them, hajt se nesër, hajt se pasnesër”.

Edhe ato para që i fiton nga puna, i shkojnë për qiranë, të cilën e paguan 150 euro në muaj.
Para se të vendosen tek kjo banesa Vehapi thotë se kanë jetuar 6 muaj pa rrymë elektrike në një banesë tjetër me qira.
Meqenëse dimri po afrohet, me ndihmën e bamirësve ka marr këtë banesë, të cilën e kanë paguar vetëm për dy muaj.
Ngrohje kanë, por nuk e lëshojnë për shkak se nuk kanë me çka të paguajnë faturat rrymës elektrike.
Frigorifer nuk kanë, ndërsa i gjithë ushqimi i sotëm ishte në këtë pjatë.
Kjo familje kërkon ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi, që sado pak, gjendja e tyre të përmirësohet.
Nëna Nermin ka vetëm një dëshirë:

“Mos të ecin në rrugë. Mjaft vet kamë ecë. Djali ta ketë një shtëpi të veten. Nuk dua më shumë. Nuk kamë dal për qejf, por halli më detyroi të dal dhe të kërkoj ndihmë”.