Një nënë e re nga Kina, rreth 27 vjeç, hedhur përtokë dhe e ka shkelmuar foshnjën e saj, pasi kjo e fundit qante pa pushim. 
Sipas “Daily Mail”, nëna ka qenë në një gjenje depresive dhe nuk e ka kontrolluar dot veten e saj në momentin që foshnja filloi të qante, gjë e cila e bëri atë të hedhë foshnjën në tokë dhe ta shkelmojë.

Videoja shokuese ka bërë xhiron e botës, ndërsa qindra njerëz kanë reaguar ashpër ndaj veprimit të nënës së re.

Ndërkohë, policia ka ndaluar 27-vjeçaren ndërsa fatmirësisht, foshnja nuk ka pasur asnjë dëmtim.