Nënkryetarja e LSDM-së, Frosina Remenski, do të jetë nënkryetare e Parlamentit, transmeton FOL.
Ashtu siç mëson “Fokus”, ajo është përmendur si kandidat i mundshëm në pushtetin ekzekutiv në fushën e sigurisë, megjithatë, sipas, informatave të portalit, ajo definitivisht do të ngelet në pushtetin legjislativ.

Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Parlamentit më 27 prill, në ditën kur u sulmua nga huliganët Kuvendi, ndërkaq sipas praktikës të deritanishme parlamentare, përveç Remenskit, duhet të ketë edhe një nënkryetar nga radhët e VMRO-DPMNE-së, megjithatë sipas të gjitha gjasave ajo nuk do të ndodh, duke e pasur parasysh që partia më e madhe opozitare nuk e pranon zgjedhjen e tij.