E gjithë situata është nën kontroll dhe në duar të sigurta, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në lidhje me të pastrehun Muarem Demirov.
Demirov është vendosur në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, ku i jepet ndihma mjekësore dhe më pas do të vendoset në ndonjë shtëpi sociale.
“Dje mediat raportuan se pacienti Demirov kishte prej gjashtë muajsh probleme kronike. Kabineti im është angazhuar maksimalisht për të dhe sot pacienti është në spital. Do i jepet kujdes i plotë mjekësor dhe pastaj së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale do përpiqemi ta akomodojmë në ndonjë shtëpi sociale në Maqedoni”- tha Taravari pasi e vizitoi në spital Demirovin./Fol.mk

©FOL