Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, ka reaguar në Facebook në lidhje me lajmet që VV dhe LDK kanë ndarë ministritë në mes vete.

Ai ka thënë se lajmi që ka qarkulluar nuk tregon për ministritë të cilat kanë qenë të parapara të shkrihen në një, siç kishte qenë dakordimi më parë mes VV dhe LDK.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Pseudogazetaret qe as perpiqen ta fshehin mosdijen e tyre. Ky gazetar me burime te sigurta deklaron se e ka siguruar kopjen e marreveshjes. Por pastaj ne fusnote deklaron se emrat e ministrive jane ne baze te emertimeve te tanishme. Si paska mundesi qe marreveshja, qe ky gazetar e paska siguruar, i paska listuar ministrite sipas emertimeve te tanishme e jo ne baze te asaj te dakorduar? Nese qenka ne baze te emertimeve te tanishme, pse nuk qenka ndare 21 ministri por etem 12?