Lajmi i publikuar ditë më parë nga portali fol.mk që  thirej në burime të besueshme brenda BDI-së rezultoi të jetë shumë i   saktë, pasi  falë presionit të vet  Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti palët që deri para disa ditvëve ishin në “lufë të ashpër verbale  me njëri tjetrin u detyruan ti qetësojn gjakrat dhe tw shtrijnë dorën e pajtimit. Mbetet të shifet reagimi i “bandave” që ishin të sponsorizuara nga vetë z Bejta  se a do të respektojnë marrëveshjen e arritur, apo do vazhdojnë edhe më tej ti kërcënojnë shoferët e kamionëve të NPK Tetova që mbartnin mbeturinat në deponinë rajonale Rusino . 

Marrëvershja e aritur  u bë e ditur nga postimi i znj Arifi në  profilin e saj zyrtar në fejsuk , që fol.mk e sjell të plotë:

 

Sot, në hapësirat e komunës së Gostivarit, u mbajt mbledhja e rradhës së Këshillit për zhvillm të rajonit planor të Pollogut. Mbledhja u udhëhoq nga kryetarja e këtij Këshilli dhe njëherit kryetarja e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, ndërsa të pranishëm ishin ministri i ekologjisë, z. Bashkim Ameti, kryetarët e komunave të tjera të cilat I përkasin rajonit të Pollogut si dhe përfaqësuesit e bashkësive vendore që bëjnë pjesë në komunën e Gostivarit. Gjatë takimit u diskutua kryesisht rreth çështjes së deponisë së Rusinos dhe kërkesave të bashkësive vendore lidhur me këtë deponi. Lidhur me dhjetë kërkesat e parashtruara, kryetarët e komunave bashkërisht morrën përsipër obligimin që t’i përmbushin ato në mënyrën dhe brenda afateve të përcaktuara në këtë mbledhje, me qëllim që çështjes së deponisë Rusino t’i jepet një zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme.

mesazh teuta