Me 26,2 milionë euro nga Banka Botërore do të përmirësohet infrastruktura, modernizimi i institucioneve dhe përforcimi i bashkëpunimit të tyre, me qëllim të lehtësimit të tregtisë dhe transportit të Ballkanit Perëndimor. Ministria e Financave dhe Banka Botërore sot nënshkruan marrëveshje për financimin e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor. Ky është projekt rajonal, në të cilin krahas vendit tonë, në fazën e parë do të përfshihen edhe Shqipëria dhe Serbia, derisa në fazën e dytë edhe Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski në nënshkrimin e marrëveshjes theksoi se qëllimi i projektit është që të ulen shpenzimet për eksport dhe import dhe të shkurtohet koha për tregti ndërkufitare.

“Vlerësimi i Bankës Botërore është se me realizimin e projektit, do të ulen shpenzimet për eksport dhe për import në rajon për rreth 10 për qind. E gjithë kjo do të kontribuojë për avancimin e shkëmbimit tregtar, si dhe për rritje më të madhe ekonomike në rajon”, tha Tevdovski.

Ai theksoi se projekti ka katër komponentë: lehtësim të lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve nëpër Ballkanin Perëndimor, përmirësim të efikasitetit transportues dhe parashikueshmëri, përmirësim të qasjes deri te tregu për tregti dhe investime dhe mbështetje për zbatimin e projektit.

Lidhur me komponentin e parë Tevdovski paralajmëroi se përmes tij do të zbatohet koncepti për „Single Window“, që do të thotë në një vend të kryhen të gjitha procedurat për eksport dhe import, si dhe për digjitalizim të plotë të procesit. Ai paralajmëroi se me mjetet e projektit do të sendërtohen dhe zgjerohen vendkalimet kufitare doganore Qafë Thanë dhe Deve Bair.

Drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut Marko Mantovaneli tha se pritjet në vendkalimet kufitare në Ballkanin Perëndimor janë pesë herë më të gjata lidhur me shumë vende të BE-së. Ai theksoi se nëse shpenzimet për logjistikë barazohen me mesataren e BE-së, kursimet vjetore do të tejkalonin edhe 1.1 miliardë dollarë apo një për qind të BPV-së në rajon.

“Edhe pse eksporti i mallrave nga Ballkani Perëndimor hynë në BE pa doganë, vetëm dhjetë deri në 20 për qind e firmave të rajonit janë eksportues. Në pajtim me procedurat, duke i përfshirë inspektimet dhe doganat, koha e kaluar në rrugë dhe vendkalimeve e shtyp efikasitetin, i rrit shpenzimet dhe e ndalon zhvillimin e tregtisë”, thotë Mantovaneli.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski theksoi se përmes komponentit të dytë “Përmirësimi i efikasitetit dhe parashikueshmërisë së transportit” sigurohet mbështetje për zhvillim të Sistemit Transportues Inteligjent të një pjese të Korridorit 10, përmes furnizimit dhe instalimit të sistemit për grumbullimin e të dhënave për komunikacion, kontroll të lartësisë të automjeteve të cilat hyjnë në autostradë. Theksoi se do të sigurohet edhe ndihmë teknike rreth përgatitjes së dispozitave vendore për sistemin pr transport inteligjent në pajtim me direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian.

Zëvendësministri i Ekonomisë Kire Naumov lidhur me komponentin e tretë qëllimi i të cilit është përmirësimi i qasjes tregtare dhe rritjen e investimeve, e potencoi rëndësinë e ndihmës teknike të Projektit për implementimin e reformave rregullatore dhe institucionale përkatëse në përmbushjen e detyrimeve për liberalizim në tregti me shërbimet.

Projekti për lehtësimin e transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor është pjesë e kornizës katërvjeçare për bashkëpunim të vendit me Bankën Botërore. Afati i shlyerjes është 12 vjet me periudhë të përfshirë grejs prej katër viteve, ndërsa norma e interesit është EURIBOR gjashtëmujor të rritur për hapësirë fikse prej 0,85 për qind. Kjo do të thotë se tano interesi është 0,6 për qind.