Kryeministri Zoran Zaev konsideron se vendi është shembull i shkëlqyer në rajon, se ka arritje të mëdha në fushën e reformave, dhe se nuk ka çështje të papërmbyllura me fqinjët dhe se është optimist se do të marrim datë për fillimin e negociatave të cilin gjatë kohë e presim dhe e meritojmë. Nëse ka indikacione se është e mundur marrja e datës do të vazhdojnë aktivitetet për rikonstruktim. Në të kundërtën, thotë Zaevi, janë të mundshme opsionet për kthimin e mandatit dhe zgjedhjeve të parakohshme, qeveri të re dhe ndërmarrjen e përgjegjësisë për marrjen e datës.

“Të gjitha mundësitë janë të hapura sepse kjo është një çështje e madhe. Republika e Maqedonisë së Veriut ka dhënë për shembull njëqind për qind reforma, nuk ka çështje dypalëshe të pambyllura, ne jemi shembull i shkëlqyer në rajon dhe dëshmi për fuqi të tërheqjes së BE-së”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Në përputhje me ngjarjet, shtoi si, lus që të lini shtetin t’i ndërtojë projeksionet e veta strategjike në drejtim të marrjes së datës së pritur që 15 vjet për negociata.

“Gjithsesi një pjesë e strategjisë shtetërore janë të gjitha ato punë që po ndodhin dhe takimet që i mbajmë dhe besoj, unë jam Zoran Zaevi optimisti, se do të marrim datë për negociata”, deklaroi kryeministri.

I pyetur nëse është i mundshëm rikonstruktimi i Qeverisë apo kthim të mandatit dhe zgjedhje të reja, kryeministri Zaev tha se janë të mundshme të gjitha opsionet.

“Rikonstruktimi thuajse është gati nga vendet e drejtorëve deri te vendet ministrore. Këto ditë pothuajse çdo orë marrim informacione të reja. Pres konfirmim për takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Javën e ardhshme do të jem në Berlin për agjendën tonë ekonomike. Në varësi të të gjitha informacioneve që i marrim ashtu edhe do të veprojmë në pjesën e ndryshimeve që duhet të ndodhin në pushtetin ekzekutiv”, tha Zaevi.

Theksoi se nëse është e sigurt këtë verë në qershor apo në korrik do ta marrim datën për negociata, do të vazhdohet me rikonstruktimin.

“Nëse ka vazhdim janë të mundshme të gjitha variantet siç është kthimi i mandatit dhe hapja e debatit të brendshëm për ndërmarrjen e hapave siç janë zgjedhjet e parakohshme. Hapi i dytë është qeveri e re dhe hapi i tretë janë ndërmarrja e përgjegjësisë së caktuar për ndarjen e pasuksesshme të datës për negociata pas gjithë kësaj që kemi bërë”, deklaroi kryeministri Zaev.