Nëntë aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit Shkup, në të cilat më lehtë janë lënduar katër persona. Pesë prej aksidenteve janë me dëme të shkaktuara materiale.

Policia rrugore ka sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, katër nuk i kanë respektuar rregullat për përparësi kalimi, tetë kanë lëvizur pa patentshoferë gjegjësisht të pa regjistruar, ndërsa 25 për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, gjatë ditës së djeshme janë larguar 39 automjete.

Në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së katërt të SHF “Dimitar Milladinov” në komunën Qendër.

Të punësuarit në MZT “Learnica” SHA Shkup sot me fillim në orën 12 do të mbajnë protestë para Kuvendit të RM-së, Qeverisë të RM-së në bulevardin “Ilinden” dhe para objekteve të tjera në rajonin qendror të qytetit.

Protestë paralajmëruan edhe të punësuarit në fabrikën “Jugohrm” nga Jeguinovca”, të cilët do të protestojnë prej orës 12 deri në orën 13 në udhëkryqin nga bulevardi “Kërste Misirkov” dhe “Goce Dellçev” dhe para “Pallatit gjyqësor”.