Mirënjohje për Objktin më të mirë hotelierik në Shkup për 2016 sot do të marrin tre restorante dhe tre bujtina. Mirënjohjet do t’i ndajë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç ndarjeve të mirënjohjve për restorante dhe bujtina, gjithashtu do të ndahen edhe mirënjohje për tre kafe baret më të mira në rajonin e Shkupit.

Qyteti i Shkupit angazhon agjenci profesionale, përmes vizitës së drejtpërdrejtë nga blerës-mysafirë të fshehur, të pavarur dhe objektivë e hulumtojnë dhe e vlerësojnë cilësinë e shërbimit në bazë të kritereve paraprakisht të caktuara. /Telegrafi/