Pesë gjykime për lëndët e PSP-së janë caktuar në nëntor, ndërsa dy prej tyre mbahen për herë të parë, përcjell Fol.

Akuzat për lëndët e PSP-së ‘Total’, ku akuzohet Dragan Pavlloviq-Llatas dhe ‘Fortesa-Target’, në të cilën akuzohen Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, janë miratuar, por ende nuk janë caktuar terminet për seancat e para.

2 nëntori – ‘Fortesa 2’, lëndë e cila lidhet me akuzën ndaj agjentëve të Administratës së pestë, Goran Grujovski.

6 nëntori – është caktuar seanca e dytë për lëndën ‘Transport’ për biznes kriminal për transport të nxënësve në Manastir, ku ish-kryekomunari Vlladimir Taleski së bashku me 20 persona.

7 nëntori- seanca e parë për ratin ‘Trust’, në të cilën akuzohet biznesmeni dhe pronari i ‘Trans met Dooel’ dhe i TV Nova, Sead Koçan, për keqpërdorim të procedurës për prokurorim publik dhe jepje të marrëveshjes për blerje publike të ndarë nga AD ELEM.

15 nëntori – seanca e parë për rastin ‘Treqind’ në të cilën akuzohen ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski. Ai akuzohet për blerje të kundërligjshme të veturave për nevojat e policisë. Për këtë lëndë Gjyqi i Apelit vendosi që ‘bombat’ të jenë dëshmi në procedurë.

20 nëntori – vazhdon procesi gjyqësor ‘Dhunë në Komunën Qendër’, ku i pari i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, së bashku me ish-ministrin për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe 12 persona tjerë, përcjell Fol.

Të njëjtën ditë në ora 10:00, Gruevski do të jetë në gjyq përballë kryeministrit aktual Zoran Zaev në lidhje me lëndën ‘Ryshfet’ për 200 mijë euro ryshfet të kërkuar nga biznesmeni në Strumicë.

23 nëntori – vazhdon procesi gjyqësor për rastin ‘Sopot’, e cila fillon nga fillimi, ndërsa vepron PSP-ja.

Nga gjykime të tjera të muajit nëntor, 2 nëntori do të caktohet gjykimi për rastin ‘Lagjja e Trimave’. Më 3 nëntor do të shqiptohet dënimi ndaj katër personave për vjedhje milionëshe në ‘NLB Banka’. /Fol/