Nervozizmi i Bejtës tregon tiparet e tij egocentrike, sepse ai është i kapët pa masë pas politikës, pasi ai s’ka një punë tjetër më humane, sesa politika dhe shfrytëzimi i saj për interesat vetjake. Nervozizmi i Bejtës duket qartë se humbja e tij ia heq tortën nga goja, dhe praktikisht qytetarët e Gostivarit duhet ta bëjnë këtë të mirë, pasi torta nuk duhet të jetë vetëm te një personi, por e gjithë qytetarëve. Këtë luks qytetarët e Gostivarit e realizojnë duke ia besuar të parin e komunës dr. Arben Taravarit. Me Taravarin komuna do të jetë më ndryshe, më transparente dhe të gjitha projektet do të jenë shërbim për gostivarasit dhe asesi për interese të tjera të ngushta siç ka vepruar gjermë tash Nevzat Betja. Gostivari asnjëherë s’ka pasur një mundësi më të mirë për qeverisje transparente, këtë mundësi do ta kenë pas 15 tetorit me dr. Arben Taravarin, që çdo qytetar do të jetë shumë pranë shërbimeve dhe të mirave që do të realizojë përmes projekteve që do të jenë për të mirën e të gjithë qytetarëve…