Marrëveshja e arritur dje pasdite në mes të koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re ka ndarë edhe hisen e secilës parti në postet ministrore.

Kështu partia e Behgjet Pacollit do ta ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë Ministri, raporton RTK.

AKR-ja, do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

PDK e Kadri Veselit do të ketë një zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri.
Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Dialog.

AAK do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe postin e kryeministrit, transmeton KP.

Nismës do t’i takojnë Ministria e Arsimit, ajo e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe një zëvendëskryeministër.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/keto-ministri-i-morn-pdk-aak-dhe-nisma-429469/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright