Shumë prindër shqetësohen nëse foshnja e tyre nuk ndalon së qari në asnjë mënyrë.

Ata e kanë ushqyer mirë, foshnja duket e shëndetshme por ata nuk mund ta qetësojnë së qari.

Duam të ju tregojmë për një nga arsyet e të qarës së foshnjes pa pushim.

Fatkeqësisht, shumë prindër nuk janë në dijeni të një prej arsyeve më të rrezikshme që shkakton të qara të mëdha të foshnjes.

Është vështirë ta besoni, por një e qarë e tillë e foshnjes mund të jetë shkaktuar nga një qime e flokëve në çorapen e bebit.

Kjo qime mund të shtrëngojë fuqishëm njërin gisht të këmbës së bebes, gjë që shkaktohet nga lëvizjet e shpeshta, transmeton Klan Kosova.

Poashtu mund të shkaktojë dhimbje të madhe dhe ndalesë të qarkullimit të gjakut ndërsa nëse nuk kuptohet me kohë një gjë e tillë është shumë e rrezikshme, mund të përfundojë me amputim të gishtërinjve.

Me kalimin e kohës bëhet më vështirë që të vërehet qimja për shkak të ënjtjes së gishtit të këmbës.

Scott dhe Jessica Walker janë prindërit më të rinj që kanë pasur një eksperiencë të tillë.

Vogëlushja e tyre kishte qarë gjithë kohën, pa asnjë arsye. Kur Jessica ia hoqi çorapet për ta qetësuar ka vërejtur se njëri gisht i këmbës ishte ënjtur dhe skuqur. Pasi e kishte kontrolluar kishte parë një qime përreth gishtit.

Nëse nuk do ta kishte parë në kohë, kjo situatë mund të kishte përfunduar tmerrshëm.

Ky fenomen është i rrallë, por megjithatë shumë prindër në të gjithë botën përballen herë pas here me të.