Janë të famshëm, janë të zotë, janë të shumëvlerësuar. Por në mjaft raste, as yjet e ekranit dhe të muzikës nuk iu shpëtojnë dot kritikave për dukjen e tyre.

Rasti më i fundit është ai i Rihannas,e cila është kritikuar ashpër nga një bloger për shtimin në peshë.

Rihanna ka shtuar shumë në peshë së fundmi

“Dhjamosjen do të na kthejë tani në trend të ri”, ishte shpotitja e tij, transmeton Top Channel.

Nëpër situata të ngjashme kanë kaluar mjaft emra të njohur, por disa prej tyre nuk kanë pranuar të bien pre e komenteve të tilla dashakeqe.

Në fillim të javës, aktorja Chloe Moretz u shpreh e tronditur dhe e zemëruar nga reklama e filmit të saj të ri të animuar, “Borëbardha”, ku figura aq e dashur e Disneyt shfaqej në dy variante: atë të gjatë e të dobët dhe një tjetër të shkurtër e të shëndoshë.

Titulli ishte: “Po sikur Borëbardha të mos ishte më e bukur se shtatë xhuxhat, jo dhe aq të shkurtër? Lady Gaga iu përgjigj me qetësi të jashtëzakonshme kritikave të hedhura ndaj saj pas performancës me një bluzë të shkurtër në Super Bowl.

Zërave që shanë barkun jo dhe aq të sheshtë të saj, këngëtarja i tregoi se është krenare për trupin dhe ashtu duhet të jetë gjithsecili.