Se a do të ketë një karantinë për Kumanovën vendimi do të merret nesër.

“Vendimi bazuar në kërkesën e Shtabit të Krizës Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, për një karantinë 14-ditore në Kumanovë që do të fillonte nga e marta, do të merret nesër”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai deklaroi se rreth 4.000 njerëz nga Kumanova udhëtojnë për të punuar në Shkup.

Sot në Kumanovë u regjistruan 44 raste të reja me Covid 19, ndërsa në mesin e tyre është edhe kryetari i kësaj komune Maksim Dimitrievski.