Nëse nesër keni planifikuar të niseni me pushime, apo të shkoni në plazh do jetë zgjidhja më e mirë, pasi temperaturat do të shkojnë në 40 apo 41 gradë C.

Por për ata që do jenë në punë, apo në lëvizje këshillohet të evitohet lëvizja në orën 14:00 dhe 15:00, pasi në këtë orar do të jetë edhe piku i vapës. Temperaturat më të larta do të kenë zonat qendrore dhe ato jugore.

Dita e premte do të karakterizohet nga temperatura thuajse të njëjta me ditën e nesërme, ndërsa dita e shtunë pritet të sjellë një ulje të lehtë me dy apo tre gradë C. Të dielën kemi spostimin e masave ajrore të nxehta drejt Greqisë, e për pasojë temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme me 10 gradë C, ku nuk priten vlera më të larta se 31 apo 32 gradë C.

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë javës së parë të korrikut, ndërsa pritet që i nxehti afrikanë të rikthehet në vendin tonë nga data 8 korrik.