Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim edhe për dy zyrtarë të BDI-së, Ejup Halimin, koordinator i grupit parlamentare të BDI-së dhe Ismet Gurin, funksionar i partisë së Ahmetit të cilëët akuzohen për veprën penale parregullsitë zgjedhore, “shkatërrim të materialit zgjedhor” në rastin “Titanik”. Përveç anëtarëve të BDI-së, Specialja kërkon masa të kujdesit në rastin e njëjtë edhe për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe anëtarin e KSHZ-së nga kjo parti, Bedredin Ibraimi. Janeva paralajmëroi se për rastin “Tabela” për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Zajaz, hetimi do të zgjerohet edhe me funksionarë tjerë. Prokurorja Janeva u përgjigj në pyetjen nëse i ka dëshpëruar shqiptarët për mos hetimin e rastit “Monstra”.Mandati i Prokurorisë Speciale do të vazhdojë edhe tre vite, por afati për ngritjen e aktakuzave skadon nesër. Janeva mes tjerash u ankua për pengesa nga Këshilli i Prokurorëve publik dhe se këto pengesa sipas saj kanë qenë shkak që ekipi i saj nuk e ka hetuar rastin “Monstra”.Por, nga Prokuroria themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit përgënjeshtrojnë Prokurorinë Speciale duke thënë se kjo prokurori nuk e ka kërkuar në kompetencë të tyre rastin MONSTRA. “Lënda deri në këtë moment nuk është kërkuar nga ana e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar të komunikimeve, e as nga Këshilli i Prokurorëve Publik. Kjo lëndë gjendet në arkivat e Prokurorisë themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, gjykata shqiptoi gjashtë dënime me burg të përjetshëm. Lidhur me këtë rast disa herë ishte prononcuar edhe kryeministri aktual, Zoran Zaev. Ai disa herë ka theksuar se përgjimet tregojnë një të vërtetë më ndryshe nga ajo që është prezantuar në opinion. Specialja paralajmëroi se do të vazhdojë me hetimet, ndërsa në mënyrë plotësuese do të vendoset se si ato do të procedohen në aktakuza eventuale pasi afati i tyre për ngritjen e propozim- akuzave skadon nesër./Alsat-M