Revolta studentore në Maqedoni po fillon.

Protestat e paralajmëruara, ditë më parë, nga studentët shqiptarë të Maqedonisë, si duket po bëhen realitet. Durimit të tyre i erdhi fundi.

Para pak ditësh edhe zyrtarisht nga këshilli nismëtarë për organizimin e protestave njoftuan se nesër e martë me datë 18.12.2018 me fillim në orën 12:30sheshin Iliria, në Tetovë do të fillojnë protestat e studentëve.

Grupi i studentëve që organizojnë këto protesta, nëpërmjet mediave elektronike shpalosën disa nga kërkesat e tyre, drejtuar Ministrisë së Arsimit, udhëheqësise së Universiteteve, e që kryesisht kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në universitete, depolitizimin e tyre si dhe rishikim të taksave dhe tarifave që studentët i paguajnë dhe që vlerësojnë se janë tepër të larta.

Ata nëpërmjet një njoftimi, ftojnë të gjithë studentët, gjimnazistët, rininë dhe të gjithë shqiptarët të solidarizohen dhe të mbështesin Protestën e tyre të paralajmeruar për nesër, e martë me fillim në ora 12:30, në sheshin IliriaTetovë.