Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme

Të dielën 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote do të mund të hedhin votën për kryetarë të 38 komunave të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.