Moti nesër do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Nga orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit të përcjellë me reshje përmbytëse, bubullima dhe erë të përforcuar.

Siç njofton DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval nga 13 deri në 23, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup do të jetë me diell dhe nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite vranësirat do të rriten dhe në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për jostabilitet afatshkurtër me reshje të mëdha, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 36 gradë.

Sipas DPHM, të dielën do t fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për reshje të lehta. Pastaj, në ditët në vijim, moti do të jetë stabil dhe shumë i nxehtë.