Nesër do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.
Më 29 tetor në këtë vendvotim ka pasur një fletëvotim më tepër nga numri i personave të nënshkruar në listës zgjedhore. Në këtë vendvotim votën e tyre e dhanë 278 votues nga gjithsej 719 votues.