Partia opozitare OBRM-PDUKM paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e dialogut “Zhan Mone” në Paris, të cilin e propozoi deputeti evropian Ivo Vajgl, në të cilin parashihet të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha partitë parlamentare për përshpejtim të procesit reformator.

Nga kjo parti thonë se janë për dialog politik, por vetëm në suaza të institucioneve shtetërore. Nga OBRM-PDUKM thonë se do të dalin me qëndrim përfundimtar për dialogun “Zhan Mone” kur do të kenë informata më të sakta për atë se çka do të diskutohet në dialogun e Parisit.

“OBRM-PDUKM vlerëson se në çdo shtet për çështje të rëndësishme zhvillohet dialog ndërmjet partive, por në suaza të institucioneve shtetërore dhe për momentin nuk sheh nevojë dhe nuk di temë për lloj tjetër të takimeve. OBRM-PDUKM është për dialog politik, por përsëritja e ‘Przhinos’ në vend ose jashtë është e panevojshme dhe e papranueshme”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM.