Lideri i ASH-së Ziadin Sela dhe kryeministri Zoran Zaev nesër do të takohen për t’u dhënë fund dilemave nëse partia e Selës do të jetë apo jo pjesë e qeverisë.

Edhe pse nuk bëhet e ditur vendi ku do të takohen, burime nga dyja partitë vërtetojnë se takimi është paraparë të mbahet në ora 14. Nga partia e Selës kërkojnë që me Ministrinë e Shëndetësisë të udhëheq kuadër i tyre, njofton Alsat-M.

Por, në LSDM, pas emërimit të Venko Filipçes si propozim për ministër të ri në këtë resor, forcoi qëndrimin se përveç Sekretariatit për reforma nuk mund t’i ofrojë funksion tjetër Aleancës. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që Sela të zbut qëndrimet dhe të kërkojë pozicione tjera.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sot konfirmoi propozimin që Venko Filipçe të jetë ministër i ri i Shëndetësisë, që vjen në vendin e Arben Taravarit, pasi ky i fundit në zgjedhjet lokale u zgjodh për kryetar të Gostivarit