Si të shtunën, iniciativa qytetare edhe për nesër ka paralajmëruar protestë para parlamentit me fillim në ora 10.00. Sipas paralajmërimit protesta është kundër diskriminimit, ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndryshimit të emrit dhe marrëveshjet me vendet fqinje, transmeton Zhurnal.mk

“Do japim ultimatum me kërkesa deri tek presidenti që të sjellë vendim përfundimtarë me të cilin hidhen poshtë të gjitha propozimet dhe proceset për ndryshim të emrit të vendit dhe të inicojë procedurë për pranim të Maqedonisë në KB me emrin kushtetues”, thuhet në kumtesë.