Në sondazhin e tretë online, të organizuar nëpërmjet aplikacionit të veçant në portalin FOL, në pyetjen se ”Kush mendoni se duhet t`i prijë garës për kryetar të komunës së Gostivarit” nga rradhët e BDI-së, rezulton se si figurë më e preferuar në këtë sondazh të jetë  ish kryetari i komunës Nevzat Bejta.

Nga të gjitha votat e deklaruara për Nevzat Bejtën kanë dhënë preferencën e tyre 38,46%  e të anketuarëve, ndjekës dhe lexues të rregullt të FOL-it.

Sa u përket kandidatëve tjerë të këtij sondazhi, në vend të dytë renditet  Valdet Xhaferi me 28,4% të votave, i ndjekur Nexhati Jakupi me 19,23%, kurse i fundit ngelet kryetari aktual i Degës së Gostivarit, Bashkim Asani me 11,54% të votave të të anketuarve. Ndërkaq vetëm 2% e të anketuarve nuk kanë preferenca për asnjërin kandidat , ose kanë preferenca tjera.

Përndryshe zgjedhjet e ardhshme lokale- të rregullta, duhet të mbahen në vjeshhtë  të këtij viti, kur edhe ligjërisht u  përfundon mandati kryetarëve aktual të komunave. \fol.mk