Nevzat Bejta rikandidohet për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen këtë pranverë, informon Zhurnal.

Siç mëson Zhurnal, propozimin e tij për rikandidim për kryetar komune e ka bërë deputeti Talat Xhaferi ndërkohë që kryesia e BDI-së në Gostivar në mbledhjen e mbajtur sonte vetëm se ka rikonfirmuar përkrahjen e parezervë për Nevzat Bejtën.

Një vendim i  këtillë u soll sonte në takimin e kryesisë së Degës dhe strukturave tjera të BDI-së , ku me  propozimin nga Talat Xhaferi i cili ishte unanim dhe i përkrahur nga të gjithë të pranishmit në këtë mbledhje.

Edhe Teuta Arifi pritet se shpejti të rikandidohet!

Ndryshe në anën tjetër Zhurnal gjithashtu mëson se në zgjedhjet lokale edhe në komunën e Tetovës pritet që të rikandidohet për një mandat të tyrë kryetarja aktuale znj. Teuta Arifi e cila për gati katër vite drejtoi komunën në mënyrë shumë të suksesshme duke ardhur kështu si femra e parë në krye të një komune shqiptare.