Neymari ka bërë një veprim në rrjetet sociale që në njëfarë mënyre, tregon gjithçka sa i përket të ardhmes së brazilianit.
Pavarësisht raportimeve të shumta se Neymari është afër transferimit në Real Madrid dhe se operacioni mund të kryhet para Kupës së Botës, vet braziliani ka turbulluar ujërat me postimin e fundit në “Twitter”, raporton Gazeta Express.

“Krenar ta veshi fanellën e re dhe të vazhdoj t’ju dhuroj gëzim”, ka shkruar Neymar në “Twitter” ku postoi një foto me fanellën e PSG-së për sezonin 2018/19.

Ky postim i brazilianit, me të vërtetë ka turbulluar ujërat, nëse do apo nuk do braziliani të largohet nga PSG e të shkojë në Madrid.

AS raporton se me këtë veprim, Neymar ka dhënë një sinjale të qarta se edhe këtë sezon dëshiron të qëndrojë në Paris, teksa në vitin 2019 Reali mund të kthehet për brazilianin, nëse gjërat nuk përmirësohen në “Parc des Princes”.

https://twitter.com/neymarjr/status/995204932075696128/photo/1