Neziri: Sondazhet në Maqedoni kanë qëllime propaganduese

Në Maqedoni shpesh herë sondazhet përdoren për të mashtruar opinionin publik për gjoja mbështetjen e elektoratit. Si zakonisht agjensionet e sondazheve përdoren nga ana e pushtetit apo partive të afërta me pushtetin për të mashtruar për mbështetjen reale të elektoratit. Në një prononcim për portalin kallxo.com kishte analisti Xhelal Neziri i cili tha se: “sondazhet në Maqedoni nuk janë relevante dhe jo gjithmonë parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve, sepse ato shpesh përdoren për qëllime të propagandës.

Ndërsa për daljen e ulët të shqiptarëve në zgjedhje, analisti Neziri tha se “Shqiptarët në Maqedoni kanë pasur pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet e kaluara për shkak të pakënaqësisë me dy partitë, BDI dhe PDSH”, tha Neziri.

Partia kryesore opozitare në Maqedoni, Lidhja Social- Demokrate, LDSM, është gjithashtu seriozisht duke kërkuar vota prej shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme, gjë që paraqet risi. Partitë politike në Maqedoni janë tradicionalisht të ndara në vija etnike.

“Ofertat e partitë joparlamentare dhe të LSDM-së mund të rezultojnë me pjesëmarrje më të lartë ndër shqiptarët në këto zgjedhje dhe të sjellin befasi në rezultate”, tha Xhelal Neziri.