Edhe pse çdo qytetar në Maqedoni e din që deri në vitin 2002 në Maqedoni ka pasur sistem tjetër zgjedhor, e jo me 6 njësi, këtë nuk e din shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri. Duke polemizuar në një debat në MTV me profesorin Hasan Jashari lidhur me balancimin e 6 njësive zgjedhore, Neziri është turpëruar duke i thënë Jasharit se pse nuk kanë balancuar njësitë në kohën kur ai ka qenë zëvendësministër (para vitit 1998)! Neziri lëre që nuk e din se si ka qenë më herët sistemi zgjedhor në Maqedoni, por edhe ka refuzuar t’i dëgjojë sqarimet e profesorit Jashari se sistemi ka qenë krejt ndryshe. “Ndoshta nuk ka qenë kështu, por ka qenë 90-95 për qind kështu”, ka insistuar Neziri.

Kjo e ka nxjerrë nga takti profesorin Jashari, i cili ja ka bë me dije Nezirit se nuk është knej pari me qëndrimet e veta. “Ju nuk e dini çfarë iniciativa kemi bë ne në kohën tonë. Dihet se çfarë lufte ka bë PPD në Qeveri dhe në Parlament dhe dihet se çfarë lufte bëni ju. Dallimi është i madh”, ka theksuar Jashari

Ndryshe, deri në vitin 1998 shumica e deputetëve në Maqedoni janë zgjedhur sipas sistemit të shumicës, kurse nga vitit 2002 me sistem proporcional me 6 njësi zgjedhore. Këto dy sisteme nuk janë as 5 për qind të ngjashëm, e jo më 95 për qind, siç vlerëson Neziri.

Debatin e plotë mund ta përcillni në videon më poshtë, kurse paraqitjen skandaloze të Nezirit nga minuta 14.