Pa tender zgjedhet firma që do ta rikonstruojë Qarkoren e Shkupit

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore e ka zgjedhur ndërmarrjen për rikonstruimin e Qarkores së Shkupit dhe ka nënshkruar marrëveshje pa shpallur tender.

Për këtë, Ndërmarrje Publike për Rrugë Shtetërore arsyetohet me atë gjendja ka qenë urgjente që të rikonstruohen pjesët që janë shkatërruar nga vërshimet e gushtit.

Pa tender është zgjedhur ndërmarrja “Transment DOO Shkup”, ndërkaq marrëveshja është nënshkruar me vlerë prej 220.338.983 denarë ose rreth 3.6 milionë euro. Biroja për Prokurime Publike e ka publikuar marrëveshjen, të cilën ndërmarrja ua ka dorëzuar dje, e njëjta është nënshkruar më 3 tetor.

Përndryshe, ndërmarrja “Transment DOO Shkup”, është në pronësi të biznesmenit Sead Koçan, i cili edhe më parë ka fituar tenderë shtetërore. Ai njëkohësisht është edhe pronar i televizionit “TV Nova”./ portalb