Deri më 15-të nëntor Komisioni Rregullator për Energjetikë do ta përpilojë listën e tarifave për shërbimet e ujit që nga 1 janarit i vitit të ardhshëm do të duhet ta zbatojnë të gjitha ndërmarrjet publike ujësjellës në komunat me mbi 10.000 banorë, përcjell Fol.

Pastaj lihet periudhë ndërmarrjet publike t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre eventuale dhe kompetentët të sjellin vendim për çmimet e reja që do të hyjnë në fuqi nga fillimi i vitit të ardhshëm. Me listën e tarifave, që është përpiluar në suaza të projektit “Reforma në sektorin e nivelit qendror, financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementuar nga shtëpia konsultuese Niras, do të përcaktohet lista mesatare e tatimeve për të cilën ndërmarrjet publike do të mund të paguajnë për ujin e papërpunuar për pije, për ujë për pije dhe për furnizimin me ujë, për mbledhjen dhe largimin e ujërave të zeza dhe për pastrimin e ujërave të zeza për ato komuna ku ka stacione filtruese apo duhet të ndërtohen në vitin 2018.

Kompensimi i përgjithshëm që e paguajnë qytetarët për të gjitha listat e tarifave do të jetë në suaza të pragut të qasjes, gjegjësisht jo më shumë se tre për qind nga të ardhurat për person në amvisëri. Nga Komisioni Rregullator thonë se ata i kanë përpiluar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore që mundësojnë të rregullohen çmimet e shërbimeve të ujit në vend. Komunat me mbi 10.000 banorë tashmë kanë aplikuar në Komisionin Rregullator për çmim, ndërsa ato me numër më të vogël të banorëve do të duhet të aplikojnë gjatë vitit 2018, ndërsa nga 1 janari i vitit 2019 të fillojnë të shesin shërbime ujore me çmime të rregullta. Në pajtim me Ligjin për energjetikë, Komisionit Rregullator nga 1 janari i vitit të ardhshëm është kompetent edhe për formimin e çmimeve të shërbimeve ujore në vend.

Komisioni Rregullator është i obliguar të sjell vendim me një sërë çmimesh, gjegjësisht të konfirmohet çmimorja mesatare, maksimale dhe minimale, ndërsa çmimi sipas të cilës shitet uji do të konfirmojnë këshillat e komunave apo Qeverive për kompanitë të cilat kanë për obligim të prodhojnë ujë të papërpunuar për pije. Periudha e rregulluar në pajtim me rregulloren dhe metodologjinë për konfirmimin e çmimeve është tre vjet. /Fol/