Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate adresuar Fol ka kërkuar ndërhyrje urgjente të faktorit ndërkombëtarë për epilogun politiko-gjyqësor të rastit të Kumanovës.

”Vendimi i gjykatës penale me 746 vite burg për të dënuarit e Kumanovës dhe 7 persona me burg të përjetshëm paraqet dënimin më të madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve, ne historinë e Maqedonisë.

Vlerësojmë se ky gjykim është politik, dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik në që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit OBRM-BDI, dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deridjeshëm.

Aleanca për Shqiptarët fton faktorin ndërkombëtar të bëhet pjesë e zbardhjes së tërësishme të këtij procesi të montuar politik”, kumton ASH.

Gjithashtu, nga ASH sigurojnë opinionin që rasti i Kumanovës do të marrë epilog të drejtë bashkë me reformat në drejtësi, si përcaktim esencial i veprimit tonë politik dhe pjesëmarrjes në Qeveri. /Fol/