Temperaturat minimale deri ditën e enjte do të lëvizin në interval prej 11 deri 19 gradë, kurse ajo ditore prej 26 deri 37 gradë Celsius.

Duke pasur parasysh freskinë këto dy ditë, nga dita e enjte priten përsëri rritje të temperaturave. Të premten dhe të shtunën, temperaturat priten të kalojnë mbi 40 gradë Celsius.