Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot paralajmëroi se nga e enjtja fillon aksioni i madh për pastrimin e kryeqytetit, përcjell Fol.

“Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale angazhon qindra persona të papunë të cilët së bashku me ndërmarrjet kompetente publike do ta zbatojnë këtë aksion. Kjo është një nga masat afatshkurta kundër ndotjes në Shkup këtë dimër”, tha  në konferencën për media Shilegov.

Evidente është siç tha, se ndotja është falë edhe pluhurit të shtresuar në rrugët tona, i cili me vite qëndron i papastruar. Planifikojmë këtë pluhur ta heqim prej rrugëve.

Aksioni për pastrim të Shkupit do të realizohet secilën vjeshtë dhe pranverë dhe është paraparë të bëhet tradicional. /Fol/