Pas pandemisë COVID-19 e cila bëri që të anulohet futbolli në shumicën e vendeve europiane dhe botërore, sporti numër një në botë ka rifilluar pas tre muajve në disa vende të Europës.

Mirpo ky fillim duket I zbehtë përshkak se tifozët e klubeve nuk mund të futen në stadiume përshkak të mos përhapjes së pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë së Italisë, vend ky i prekur shumë nga koronavirusi kanë bërë me dije se nga mesi i muajit korrik po shqyrtohet mundësia që tifozët t’I kthehen shkallëve të stadiumit.

Deklaratat e përfaqësueses së Ministrisë së Shëndetësisë italiane:

“Unë mendoj se, duke studiuar metodën dhe formën, kjo është një mundësi në korrik”

“E gjitha varet nga distanca sociale dhe kontrolli i temperaturës. Unë thjesht do të them se, siç e dimë të gjithë, nga qershori do të kemi rihapjen e teatrove dhe kinemave, duke mbajtur distancën”

“Ne kemi nevojë që tifozët të marrin përsipër përgjegjësinë dhe klubet të vërtetojnë se udhëzimet për distancim shoqëror po respektohen në stadiume”.