Nafta nga mesnata do të rritet për një denarë për litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 dhe i naftës ekstra të lehtë për amvisëri do të rritet për gjysmë denarë për litër, kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjitikë (KRRE), përcjell Fol.

Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve të rafinerinë dhe shitjeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 1.66 përqind ose 1.29 përqind.

Eurosuper BS-95 do të shitet për 66.5 denarë, Eurosuper BS-98 do të shitet për 68.5 denarë, (D-E V) për 59.5, dhe vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shitet për 48 denarë.

Me vendimin e KRE-së për 0.764 denarë për kilogram do të rritet çmimi i shitjes me pakicë të naftës bruto M-1 NS dhe do të arrijë 29.367 denarë. /Fol/