Komisioni Rregullator për Energjetikë ka sjellur vendim që nga mesnata të ketë çmime të reja të derivateve, transmeton Zhurnal.

Në pajtim me vendimin e ri, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 63,5 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 65 denarë për litër.

Një litër EURODISEL (D-E V) do të kushtojë 49,5 denarë, përderisa çmimi i ri i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 38,5 denarë për litër.

Me vendim të KRRE mazuti M-1 HC do të rritet për 0,656 denarë për kilogram dhe ai do të blihet me çmim prej 24,537 denarë për kilogram.

KRRE konstatoi çmimin e ri për shkak të lëvizjeve të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botërorë në 14 ditët e fundit dhe uljes për 0,759 përqind të kursit të dollarit në raport me denarin, transmeton Zhurnal.