Me sa duket strategjia e Aleancës për shqiptarët për të sfiduar kryetaren aktuale Teuta Arifi, me një kandidat që i ka të njohura më mirë se çdo konkurent tjetër çështjet e komunës së Tetovës, jep efektin e vet. Adnan Neziri është ish shefi i financave i komunës së Tetovës dhe njohës i mirë i ligjeve dhe kompetencave të pushtetit lokal. Ndryshe, Bilall Kasami nga Besa dhe Bardhyl Dauti nga rradhët e PDSH-së kanë qenë profesorë univerzitar dhe i kanë më të njohura çështjet e arsimit se sa ato të pushtetit lokal.

Aleanca për shqiptarët me një strukturë të re dhe ekspeditive, dalë nga dalë konsolidon rradhët për të garuar fuqishëm në Tetovë, ndërsa edhe në komunën e Bogovinës ASH do të kryesojë në raundin e parë me kandidimin e Albon Xhemailit për kryetar. Njëjtë pritet të konkurohet në raundin e dytë edhe në Zhelinë ku kandidon për kryetar komune doktor Reshat Aliu, ndërsa në Tearcë Nevzat Veliu si kuadër i fuqishëm që vjen nga rradhët e ministrisë së financave./fol.mk/

©FOL