Enti për punë Hidrometeorologjike njoftoi se nga sot e deri të shtunën, Maqedonia do të përfshihet nga faza portokalli.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të lirohen nga marrëdhënia e punës gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit mbi 60 vjeç.

Punëdhënësve iu rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës me qëllim që të mos dilet jashtë në periudhën nga ora 11 deri në 17, të mos mbahen aktivitete sportive jashtë nga ora 11 deri në 17 dhe po ashtu në periudhën e njëjtë, çerdheve për fëmijë u rekomandohet që të mos i mbajnë fëmijët jashtë për ndonjë aktivitet fizik.