Katër nxënës të shkollës fillore “Prke”, nga Dellçeva dhe administratore e punësuar në shkollë janë helmuar me ushqim.

Ata kanë blerë ushqim në një kioskë për ushqime në afërsi të shkollës. Sipas drejtorit të kësaj shkolle Goran Velkov, simptomat e para janë paraqitur tek nxënësit rreth orës 12, dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ata janë transportuar në spitalin e qytetit në Shtip transmeton Gazeta Express. Rreth orës 12, nxënësit kanë vjellë në oborrin e shkollës dhe menjëherë drejtoria është lajmëruar në spital për të kërkuar ndihmë. Më vonë simptoma të njëjta janë shfaqur edhe tek të punësuarit tjerë të shkollës të cilët kishin konsumuar ushqime tek ai lokal. Ai theksoi se bëhet fjalë për nxënës të klasës së nëntë edhe atë të moshës, 12 dhe 13 vjeçar dhe 42 vjeçarja e punësuar në shkollë. Në anën tjetër Nadica Eftimova specialiste. Epidemiologe theksoi se helmimi ka ardhur nga ushqimi dhe se ata kanë ndërmarrë të gjitha masat për të tejkaluar këtë situatë.