Avokati Spartak Ngjela i ftutar në Shqip në Dritare Tv kritikoi me tone të ashpra hartën e Shqipërisë të ngjyrosur lejla e blu, sipas qarqeve që fitoi PS dhe PS në zgjedhje.

“Kjo hartë është bërë kastile, kjo nuk është hartë shqiptare. Kjo nuk vlen. Armiqësia veri jug është armiqësi e Beogradit. Ata kanë dashur konflikt. Berisha krijoi ndasi. Ti mund të thuash që kjo hartë është rastësi, por kjo është shkelje. Gjuha që duhet të ishte përdorur në kohët moderne kundër ndasive, ishte kjo që tha Rama sot. PS dhe PD nuk janë armiq për vdekje, janë dy parti që luftojnë për pushtet. Harta nuk është kështu, sepse nuk është i thellë rezultati as në jug dhe as në veri. Shkodrën desh e mori Rama, Pukën e mori Rama. Kukasin desh e mori Rama, madje mund t’ia ketë lënë vetë. E kanë bërë kastile këtë hartë, sepse po të bëhet harta në funksion të përqindjeve të rezultateve të zgjedhjeve, harta nuk del kështu”, tha Ngjela në Dritare Tv./L.F-dritare.net