Ka ngordhur gjirafa Kasper në Kopshtin Zoologjik të Shkupit. Informacionin e konfirmoi edhe drejtori Zoran Popov, i cili pret rezultatet e obduksionit.

Sipas Kopshtit Zoologjik të Shkupit, gjirafa Kasper disa muaj nuk ka gjendje në gjendje të mirë.

“Gjirafa Kasper kishte 12 vjet, ndërsa në Kopshtin Zoologjik në Shkup është nga viti 2022. Do të bëhen të ditura arsyet e ngordhjes, pasi të marrin rezultatet e obduksionit që e bëri Fakulteti i Veterinarisë”, thuhet në njoftimin e Kopshtit Zoologjik

Kjo është gjirafa e dytë që ngordh. Gjirafa tjetër ngordhi në vitin 2014 me 3 vjet e gjysmë edhe pse jetëgjatësia e këtyre kafshëve është 25 vjet.

Për momentin Kopshti Zoologjik i Shkupit mbetet me vetëm një gjirafë.