Ish kryeministri  Nikolla Gruevski i cili është në arrati që nga nëntori i vitit të kaluar, sot është paraqitur para gjykatësit në Budapest, ku do të vendoset për ekstradimin e tij.

Mediat hungareze kanë publikuar fotografi dhe video, por ajo që ka shkaktuar më së shumti vëmendje është pamja e ish kryeministrit, i cili duket më duart e lidhura edhe pse është munduar ti fsheh para kamerave.

Poashtu, vërehen edhe syzet e diellit të përfolura për koston e lartë si dhe me kapela që nuk e ka hequr gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në gjykatë.