Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojnë gjykimi për lëndën e PSP-së “Titanik”.

Seanca e fundit gjyqësore për lëndën “Titanik” më 12 shtator ishte anuluar për shkak të sëmundjes së Martin Protugjerit, i cili është njëri nga të akuzuarit në këtë lëndë.

Në lëndën “Titanik”, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata akuzohen për shoqërim kriminal, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.