Sigurimi i TI të dhënave dhe këmbimi i tyre elektronik midis institucioneve relevante për krijimin dhe realizimin e politikës efektive bujqësore dhe politikës për zhvillim rural, mundësoi projekti “Sendërtimi i sistemit informativ bujqësor dhe vendosja e sistemeve për këmbim të të dhënave midis MBPEU dhe institucioneve të tjera relevante” që gjatë 20 muajve të kaluar u realizua në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Projekti financiarisht është mbështetur nga Programi kombëtar IPA 2011 i Bashkimit Evropian me 700.000 euro.

Siç tha ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski në konferencën e sotme me rastin e përfundimit të projektit, krijimi adekuat i politikave bujqësore kontribuon drejt uljes së shpërnguljes dhe qëndrimin e popullatës në rajonet rurale, ndërsa me këtë rritje të prodhimtarisë bujqësore dhe ulje të importit. “Krijimi i politikave adekuate më së shumti varet nga zhvillimi i resurseve njerëzore përmes zhvillimit të vazhdueshëm të diturive, ndjekja e trendeve botërore në bujqësi dhe organizimi i institucioneve gjatë marrjes së vendimeve”, theksoi Nikollovski në fjalim.

Sipas tij, projekti kontribuoi për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Bujqësisë në drejtim të fillimit të proceseve të planifikimit dhe analizës së politikave. “Qëllimi është këmbimi funksional i të dhënave midis Ministrisë dhe institucioneve relevante si Enti Shtetëror për Statistikë, Agjencia pagesore dhe të tjerat që disponojnë me të dhëna të nevojshme për analizë dhe krijimi i politikave të ardhshme bujqësore”, nënvizoi Nikollovski.

Ai informoi se në kuadër të projektit janë përpunuar doracakë për krijim të bilanceve për ofertën dhe kërkesën për prodhimet më të rëndësishme: drithëra, oriz, perime, pemë, verë dhe mish, të nevojshme në procesin e marrjes së vendimeve të lidhura me zhvillimin e politikave në bujqësi dhe zhvillimin rural, ndërsa është përgatitur edhe softuer i ri për Sistemin informativ tregtar bujqësor i cili përmes ueb faqes së re mundëson menaxhim më të thjeshtësuar dhe futje të të dhënave, por edhe kontroll të thjeshtësuar të çmimeve të prodhimeve bujqësore.

“U përpunua edhe doracak i cili lidhet me menaxhimin e ciklit të politikave për bujqësi dhe zhvillim rural, duke përfshirë procese për analizë, monitorim dhe planifikim. Nga vetë projekti dolën edhe indikatorë për ndjekje dhe evaluim të politikës bujqësore në pajtueshmëri me parimet e politikës bujqësore të Bashkimit Evropian, gjegjësisht indikatorëve për ndikimin e politikës, treguesit për rezultatet nga politika dhe autput indikatorët”, theksoi ministri. Koordinatori i projektit Vivre Vimpari, theksoi se BE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet e Maqedonisë për përforcim të kapaciteteve të tyre në drejtim të krijimit të rregullativave në pajtueshmëri të politikës së përbashkët bujqësore evropiane