Ndërmjetësuesi i KB-së në lidhje me kontestin për emrin, M. Nimetz, më 31 janar do të vizitojë Maqedoninë, ndërsa takimet me kreun shtetëror do të zhvillohen më 1 shkurt, njofton AIM, përcjell Fol.

Më 17 Janar në raundin e fundit për emrin që u zhvilluan në New York, ndërmjetësuesi Nimetz doli me sugjerime dhe propozime por tha se zgjidhje e këtij kontesti  shumëvjeçar është në sipërfaqe ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Në ndërkohë qeveria i filloi konsulltimet dhe analizat nga propozimet e Nimic. Pas takimit të sotshëm të parë ndërmjet të dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Davos, është paralajmëruar kordim i spektrit politik të shtunën në Klubin e deputetëve në Shkup. /Fol/